Friday, 10. April 2026
Sport

Bora debuton me humbje në Ligën Unike

GS 19/11/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Borës nga Prishtina, ka debutuar me humbje në Ligën Unike të basketbollit Kosovë – Shqipëri.

Të enjten me ndeshjen Besëlidhja – Bora, ka nisur edhe zyrtarisht sezoni 2025/26 në këtë ligë, ku në stinorin e rregullt do të paraqiten tetë skuadra të ndara në dy grupe.

Ndeshja e Grupit A, e luajtur në palestrën “Asllan Rusi” në Tiranë, ka përfunduar me fitoren e thellë të Besëlidhjes me shifrat 98:70.

Skuadra nga Shqipëria ka dominuar gjatë tërë ndeshjes kundër Borës, duke i fituar të gjithë çerekët por dallimin e thellë në rezultat e bëri në periudhën e fundit, të cilën e fitoi 32:11.

Trey Edmonds me 17 pikë e 10 kërcime ishte më i dalluari te Beslidhja, ku u veçua edhe Juljan Hamati me 16 pikë të shënuara.

Tyler Cheese me 23 pikë, 4 kërcime e po aq asistime ishte më i miri te Bora.

Teilen: