Saturday, 24. October 2026
Sport

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

GS 24/10/2026 1 Min. Lesezeit

Bora ka shënuar një fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur rivalin e qytetit, KB Prishtinën, me rezultat 76:57.

Skuadra e Borës dominoi përballjen, duke siguruar një triumf të rëndësishëm në garën për pozitat e larta në tabelë.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Laoulu Oke, i cili kontribuoi me 19 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim, duke pasur një paraqitje të shkëlqyer.

Me këtë fitore, Bora ngjitet në krye të tabelës me 10 pikë, një më shumë se Prishtina, e cila renditet në vendin e tretë.

Teilen: