Thursday, 30. April 2026
Sport

Bora konfirmon ekipin me katër amerikanë

GS 25/09/2025 1 Min. Lesezeit

KB Bora në sezonin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll, do t’i ketë pesë lojtarë të huaj, prej tyre katër amerikanë.

Trajneri Lubomir Minchev ka gati 14 basketbollistët për sezonin 2025/26 që nis pas pak javësh në Kosovë.

Kapiten i ekipit, do të jetë reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Adem Mekiq kurse amerikanët që llogarit Bora, janë Shaquan Jules, Tyson Jackson, Grant Singleton e Deshon Taylor.

Për Borën, ky do të jetë sezoni i dytë rresht në elitën e basketbollit kosovar pasi në të shkuarin debutoi dhe siguroi mbijetesën nëpërmjet “play-outit”.

Gjithashtu, për sezonin e ri, Bora në ekip ka shtuar edhe lojtarët vendorë si Rron Ukaj e Amin Hot që ishin pjesë e Pejës.

Ndeshjen e parë në sezonin e ri, Bora e luan kundër Rahovecit 029.

Teilen: