Skuadra e Borës ka siguruar zyrtarisht mbijetesën në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë të serisë play-out ndaj KEK-ut nga Liga e Parë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në kryeqytet, përfundoi me rezultatin 96-80 në favor të skuadrës prishtinase.
Basketbollistët Genc Zeqiri dhe Rezart Mehmedi ishin më efikasët për Borën, duke realizuar nga 16 pikë secili, ndërsa në anën tjetër, KEK-u u udhëhoq nga një paraqitje e Adrian Ibishit me 28 pikë, si dhe Visar Ejupit që shtoi 17 të tjera.
Me këtë fitore të dytë radhazi, Bora e mbyll serinë me rezultat 2-0 dhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Superligës edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa KEK-u nuk arrin të sigurojë ngjitjen dhe mbetet pjesë e Ligës së Parë.