Wednesday, 21. January 2026
Sport

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Bora është skuadra e dytë që ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Bora i fitoi të dy ndeshjet çerekfinale ndaj Rahovecit 029 për të avancuar tutje. Pas fitores prej nëntë pikëve (79:70) në ndeshjen e parë, Bora triumfoi edhe në duelin e dytë, të luajtur të enjten mbrëma në Rahovec.

Dueli i kthimit i luajtur në palestrën “Mizahir Isma” përfundoi me shifrat 71:62 për të konfirmuar kalimin tutje të Borës dhe eliminimin e Rahovecit 029.

Bora u tregua skuadër më e mirë se Rahoveci 029, ekip që pati mungesa dhe këtë e shfrytëzojë për triumfin e dytë në serinë çerekfinale.

Rahovecit 029 shkaku i lëndimeve nuk i luajtën Isiah Umipig e Fisnik Rugova.

Shaquan Jules me 22 pikë, 7 kërcime e 2 asistime ishte më efikasi te Bora kurse të Rahoveci 029 u veçua Kentrell Pullian me 22 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.

 

Teilen: