Monday, 30. March 2026
Sport

Bora mposht edhe Prishtinën

GS 17/01/2026 1 Min. Lesezeit

KB Bora nuk ka të ndalur, pasi ka shënuar edhe fitoren e tretë rresht në Superligë.

Të shtunën, në kryeqytet, Bora mposhti Sigal Prishtinën, ekip që regjistroi humbjen e tretë rresht.

Ndeshja e xhiros së 16-të, përfundoi me shifrat 71:66 në të mirë të Borës.

Ndeshja ishte e ngushtë, më dy çerekë të fituar nga Prishtina dhe dy të tjerë nga Bora.

Në fakt, Bora i fitoi dy çerekët me nga katër pikë për ta siguruar fitoren.

Me këtë fitore, Bora ngritet në pozitën e tretë me 24 pikë, një më shumë se Prishtina që ka rënë në vendin e pestë.

Shaquan Jules me 24 pikë e 8 kërcime dhe Tyler Cheese me 20 pikë, 9 kërcime e 4 asistime ishin më efikasit te Bora.

Te Prishtina, u veçua Adrio Bailey me 22 pikë e 10 kërcime.

Teilen: