Tuesday, 19. May 2026
Sport

Bora mposht Prizrenin

GS 02/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Borës ka mposhtur Proton Cable Prizrenin në një ndeshje që nuk ka pasur ndonjë vlerë në xhiron e parafundit të stinorit të rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të mërkurën në Prishtinë, Bora triumfoi ndaj Prizrenit me rezultatin 102:87 në kuadër të xhiros të xhiros së 27-të.

Ndeshja ishte e barabartë vetëm në dy çerekët e parë, përpara se Bora ta filloj shkëputjen në periudhën e tretë.

Përkundër fitores, Bora e mbyll sezonin në pozitën e parafundit në tabelë dhe mbetet jashtë play-offit kurse Prizreni i fundit.

Adem Mekiq me 29 pikë, 8 kërcime e po aq asistime udhëhoqi Borën drejt fitores kurse te Prizreni më efikasi ishte Tervell Beck me 16 pikë e 5 kërcime.

Teilen: