Sunday, 24. May 2026
Sport

Bora mposht Trepçën

GS 27/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Borës ka triumfuar ndaj Trepçës në ndeshjen e fundit të xhiros së 21-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e luajtur të enjten mbrëma në palstrën “1 Tetori” në Prishtinë, Bora ka fituar me shifrat 89:88

Për Borën, kjo është fitorja e parë ndaj Trepçës në stinorin e rregull dhe me këtë triumf ka tubuar 28 pikë.

Trepça ka rënë në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë, një më pak se Bashkimi që është lider.

Bora shfaqi lojë të mirë, ndërsa në rezultat u shkëput në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me shifrat 33:20.

Më i dalluari te Bora në këtë fitore ishte Alex Lomax me 25 pikë, 7 kërcime e 11 asistime kurse te Trepça u veçua Tekkele Coton me 21 pikë të realizuara.

Teilen: