Sot me fillim të orës 19:00, zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, skuadra e Borës është nikoqire e Pejës.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej në fundjavën që lam pas, por u shtye për shkak të angazhimeve të Pejës në garat evropiane.
Verdhezinjtë u eliminuan nga parakualifikimet e Fiba Europe Cup, ku u mposhtën 2 herë thellë nga skuadra greke Marusi.
Bora e drejtuar nga Arben Krasniqi, në dy ndeshje të zhvilluara ka dy humbje, teksa Peja e Rami Hadar ka vetëm një ndeshje të zhvilluar dhe aty ka pësuar disfatë.
Të dy skuadrat tani do të mundohen që me fitore eventuale ta vazhdojnë më mirë kampionatin.
Të dy ekipet pritet ta ken nga një mungesë, ku te vendasit do të mungoj Jetmir Zeqiri, teksa te mysafirët nuk do të luaj qendra kanadeze Adong Makoui.
Pejës së fundmi i është afruar dhe basketbollisti Dardan Berisha, por ende asgjë zyrtare nuk ka nga faqja e klubit verdhezi.
Në xhiron e ardhshme, Bora udhëton te Bashkimi, teksa Peja e pret nënkampionin në fuqi Yllin.