Tuesday, 17. March 2026
Sport

Bora shënon fitore të madhe, mposht Prishtinën në Mitrovicë

GS 06/12/2025 1 Min. Lesezeit

Bora ka fituar ndaj Sigal Prishtinës të shtunën mbrëma me rezultatin, 88:78. Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë i takoi javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Për Sigal Prishtinën kjo ishte disfata e tretë radhazi në kampionat. Ndërkohë për Borën ishte fitorja e dytë rresht.

Në total këtë edicion, Bora ka tri fitore e pesë humbje. Ndërsa Sigal Prishtina ka katër fitore dhe pesë humbje.

Teilen: