Sunday, 16. August 2026
Sport

Bora triumfon thellë ndaj Vëllaznimit

GS 26/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Borës ka ndalur Vëllaznimin në Prishtinë, në ndeshjen e fundit të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma, Bora triumfoi me rezultatin e thellë 85:72 kundër ekipit nga Gjakova, në duelin e luajtur në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Për Borën, kjo është fitorja e gjashtë këtë sezon dhe e ngrit në kuotën e 25 pikëve, katër më shumë se Vëllaznimi që regjistroi humbjen e nëntë.

Bora ka dominuar në përgjithësi ndeshjen dhe prej fillimit tregoi se ishte e vendosur për ta mposhtur Vëllaznimin.

Henrik Shirko me 18 pikë e 6 kërcime, ka udhëhequr Borën kurse me lojë të mirë u dallua edhe Alex Lomax që realizoi 15 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.

Te Vëllaznimi, më efikasi ishte Jericole Hellems me 17 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.

Teilen: