• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Bordi është informuar për vendimin tim”, Mbappe konfirmon largimin nga PSG

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappe ka konfirmuar tashmë se do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit të ardhshëm 2023/24, ndërsa thotë se ka informuar edhe drejtuesit në vitin e kaluar.

Gjatë ditës së hënë u raportua për një letër të Mbappes drejt drejtuesve të PSG-së dhe tashmë kjo letër është konfirmuar nga vet lojtari.

Ylli francez ka thënë se drejtuesit e klubit janë informuar qysh në korrik të vitit të kaluar për vendimin e tij për të mos zgjatur më shumë kontratën.

“Nuk kam diskutuar kurrë ndonjë rinovim të kontratës me PSG-në”, ka thënë fillimisht Mbappe për AFP.

“Bordi është informuar që nga 15 korriku 2022 për vendimin tim për të mos zgjatur përtej vitit 2024”.

“Letra e dërguar kishte për qëllim vetëm të konfirmonte atë që unë u thashë tashmë”, përfundoi ylli francez.

Ndryshe, kontrata e Mbappes zgjat deri në fund të sezonit 2023/24, por një largim në këtë verë duket i pashmangshëm pasi drejtuesit e PSG-së nuk do të duan të humbin pa asnjë cent.

Real Madridi thuhet të jetë favorit për transferimin e tij, ndërsa nuk përjashtohen as klube si Bayern Munich, Manchester United dhe Liverpool.

Next Post

Limani pasi vishet “kuqezi”: I lumtur, Shkëndija ka një histori të jashtëzakonshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.