• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bordin: Duhet të përmirësohemi, humbja me Vllazninë na tregon ku gabojmë

24/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 3-1 në Shkodër, por theksoi se skuadra e tij ka ende potencial për t’u rritur. Në intervistën pas ndeshjes, tekniku italian analizoi me kujdes lojën e bardhebluve dhe pranoi se gabimet mbrojtëse kushtuan shtrenjtë.

“Bëmë mirë fillimin dhe fundin e pjesës së parë, por në mes të saj humbëm ekuilibrin. Pësuam dy gola, ku i dyti ishte i shmangshëm. Në pjesën e dytë, me një lojtar më shumë, hapësirat u ngushtuan, por kishim 2-3 raste për ta rihapur ndeshjen. Është mëkat që nuk i shfrytëzuam,” – tha Bordin.

Ai shtoi se ekipi duhet të reagojë më fort në fazën ofensive: “Kemi bërë shumë pak për të ndërtuar aksione. Duhej më shumë guxim, më shumë krosime për të krijuar vështirësi te kundërshtari që u mbyll shumë mirë dhe u nis me shpejtësi në kundërsulm.”

Tekniku vlerësoi përkushtimin e lojtarëve, por theksoi nevojën për vazhdimësi: “Valerianos dhe të gjithë të tjerët dhanë maksimumin, por lodhja në fund ndikoi. Penalltia për Vllazninë? Balaj është me eksperiencë dhe e fitoi me zgjuarsi. Nëse do të shënonim për 3-2, mund të ishte ndryshe.”

Në fund, Bordin u bëri thirrje lojtarëve për reagim: “Duhet të interpretojmë më mirë ndeshjet pas një fillimi të mirë sezoni. Nuk mund të kemi rënie të tilla. Dua më shumë për lojën, por mbi të gjitha dua pikë, për skuadrën, klubin dhe tifozët tanë.”

Next Post

UEFA Nations League për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e parë të fazës Play Out kundër Qipros

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.