Tuesday, 31. March 2026
Sport

Bosnja e akuzon Italinë për ‘spiunllëk’ para ndeshjes së “play-offit”

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Mediat lokale boshnjake kanë akuzuar një italian se ka vepruar si “spiun” gjatë seancës stërvitore të Bosnjës dhe Hercegovinës para ndeshjes “play-off” për Kupën e Botës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Bilino Polje” në Zenicë të martën në orën 20:45, dhe fituesi do të përcaktohet pas 90 minutash, kohës shtesë ose penalltive.

Në lojë është një vend në Kupën e Botës 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA, ndaj çdo detaj konsiderohet shumë i rëndësishëm para këtij takimi të madh.

Për këtë arsye, gazeta lokale “Klixba” pretendoi se një “spiun” italian ishte identifikuar në terrenin stërvitor, duke filmuar lojtarët edhe pas 15 minutave që ishin të hapura për publikun.

Megjithatë, sipas “Sportmediaset”, nuk bëhej fjalë për ndonjë spiun, por për një ushtar italian, baza e të cilit ndodhet pranë fushës stërvitore, dhe ai thjesht kishte shkuar për të parë nga afër situatën.

Ai nuk kishte asnjë lidhje me Gennaro Gattuso apo me kombëtaren e Italisë, dhe nuk ka përcjellë asnjë informacion të vlefshëm mbi planet e Bosnjës.

Teilen: