Boston Celtics mund të jetë në prag të një revolucioni të vërtetë në përbërje. Pas largimeve të Jrue Holiday drejt Portlandit dhe Kristaps Porzingis drejt Atlantës, duket se ky është vetëm fillimi i një ripërtëritjeje të thellë.
Sipas “ESPN”, drejtuesit e kampionëve të NBA për sezonin 2024-2025 po shqyrtojnë mundësinë për të shkëmbyer edhe dy nga yjet kryesorë të skuadrës: Jaylen Brown dhe Derrick White.
Arsyeja kryesore pas këtyre planeve është lëndimi i rëndë i Jayson Tatum në serinë ndaj New York Knicks, që pritet ta mbajë larg parketit për të gjithë sezonin e ardhshëm. Pa lojtarin kryesor dhe me pak gjasa për të garuar për titull, drejtuesit po synojnë të shkurtojnë shpenzimet dhe të ndërtojnë një skuadër me më shumë fleksibilitet financiar dhe potencial për të ardhmen.
Megjithëse largimi i Brown dhe White nuk është një domosdoshmëri, interesimi i madh nga ekipe të tjera për ta mund të sjellë oferta tërheqëse me lojtarë të rinj apo zgjedhje të vlefshme në draft.
Në këtë mënyrë, Celtics mund të riformatojnë skuadrën me sytë nga e ardhmja, në një periudhë kur prezenca e Tatum do të mungojë.