Humbja në sfidën direkte kundër Cleveland ishte vetëm një “aksident” në një sezon të gjatë. Boston ka treguar edhe një herë se nuk ka ndërmend të dorëzojë lehtë titullin në NBA, duke vijuar serinë e rezultateve pozitive.
Celtics kaluan 130-120 Detroit, në sfidën me më shumë pikë të mbrëmjes në basketbollin amerikan.
Meritë për këtë kishte Jaylon Brown, në rolin e realizuesit më të mirë me 28 pikë. Mungesën e rëndësishme në Tatum e mbuloi me sukses Porzingis, që I shtoi 26 pikë të tjera suksesit të kampionëve në fuqi të NBA.
Me këtë fitore, Boston mban nën presion Cleveland, që vazhdon të kryesojë bindshëm në Konferencën e Lindjes.
Në Perëndim, ka vetëm një dominues. Minnesota konfirmon sezonin e shkëlqyer me fitoren 108-80 kundër Los Angles Clippers.
Entoni Eduards ishte në hije me vetëm 16 pikë, ndërsa rolin e liderit për T-Wolves mori Xhuluis Randëll me 20 pikët e tij.
Nuk ka festë as në gjysmën tjetër të Los Anxheles, pasi edhe Lejkërs u mundën 134-93 nga Miami.
Heats bënë një ndeshje të madhe falë Tajler Herro, autor i 31 pikëve.
Nga ana tjetër, LeBron James nuk mund të bente asgjë i vetëm. “The King” shënoi 28 pikë dhe dha 8 asist, pas mundur të evitojë disfatën e skuadrës së tij.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së fundit në NBA, fitore siguruan Atlanta, Orlando dhe Brooklyn Nets. /abcnews.al