Me fitoren e arritur mbrëmë përballë Oklahomës, Boston blindon matematikisht statusin e ekipit më të mirë të sezonit duke siguruar kështu edhe faktorin fushë në “play-off”.
Celtics pritën në parketin e tyre ekipin e Thunder dhe arritën fitoren e 60-të sezonale, e cila ishte e 11-ta në 13-të takimet e fundit.
Miqtë udhëtuan drejt “TD Garden” pa Shai Alkseander dhe Xhejlen Uilliams ndërsa për vendasit ishte mbrëmja e Porzingis (27 pikë, 12 topa në tabelë dhe 5 stopime) si dhe Xhejson Tatum e Xhejlen Braun, respektivisht autor të 24 dhe 23 pikëve.
Ndeshjet NBA (4 prill)
CHARLOTTE HORNETS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 86-89
BOSTON CELTICS-OKLAHOMA CITY THUNDER 135-100
ATLANTA HAWKS-DETROIT PISTONS 121-113
NEW OLREANS PELICANS-ORLANDO MAGIC 108-117
BROOKLYN NETS-INDIANA PACERS 115-111
MINNESOTA TIMBERWOLVES-TORONTO RAPTORS 133-85
MILWAUKEE BUCKS-MEMPHIS GRIZZLIES 101-111
WASHINGTON WIZARDS-LOS ANGELES LAKERS 120-125
PHOENIX SUNS-CLEVELAND CAVALIERS 122-101