Wednesday, 17. June 2026
Sport

Botërori 2026/ Austria rikthehet pas 28 vitesh, Jordania nuk dorëzohet pa luftuar

GS 17/06/2026 2 Min. Lesezeit

Në Grupin I Austria ka bërë detyrën duke marrë tri pikët e para përballë Jordanisë. Ekipi i Rangnick, i renditur në vendin e 24-rt në renditjen e FIFA-s, arriti që të mposhte Jordianinë (e 63-ta) jo pa vështirësi.

Austriakët mungonin në finalet e Botërorit prej 28 vitesh ndërsa këtë rikthim e festoi me gol Schmid, i cili largoi presionin me një gol në të 21’.

Në pjesën e dytë Jordania konfirmoi nuk ka ardhur në këtë Botëror vetëm për paraqitje duke barazuar shifrat me anë të Olwan (50’).

Komisari teknik i Austrisë bëri disa zëvendësime, të cilat ndikuan menjëherë në ekuilibrat e lojës. Arnautoviç shënoi një gol në të 67’, por VAR u tregua i kujdesshëm duke evidentuar një prekje të topit me dorë nga ana e sulmuesit.

Për të gjetur golin e avantazhit Austria priti plot 76’ kur Al Arab shënoi në portën e tij. Kryesori nga Mauritania, Dahane Beida, u bë protagonist në fund të ndeshjes kur akordoi një penallti në minutën e dhjetë të shtesës. Arnautoviç e mori përsipër dhe e konvertoi në gol, i treti për Austriakët në këtë takim. A.V.

Teilen: