Sunday, 21. June 2026
Sport

Botërori 2026/ Cunha dhe Vinicius qetësojnë Ancelotti-n, dëmtohet Raphinha, Haiti matematikisht i eliminuar

GS 20/06/2026 1 Min. Lesezeit

Brazili i Ancelotti-t nuk gabon një ndeshje ku ishte i detyruar për të fituar. Kundër Haitit vendosin golat e Cunha (23’, 36’) dhe Vinicius Jr. (48’).  

E vetmja notë negative e mbrëmjes në Filadelfia ishte dëmtimi i Raphinha-s, i cili u detyrua që të largohej nga fusha duke prekur kofshën në minutën e 40’ të pjesë së parë. Pas dy takimesh Brazili numëron 4 pikë në Grupin C, po aq sa ka edhe Maroku.

Takimi i radhës për pesë herë kampionët e botës do të jetë ai përballë Skocisë. Për këtë ndeshje trajneri italian me shumë mundësi do të ketë në dispozicion edhe shërbimet e Neyermar Junior. A.V.

Teilen: