Vinicius Junior në Brazil nuk konsiderohet nga tifozët ashtu siç bëhet në Madrid. Në dy miqësoret e muajit mars skuadra e Carlo Ancelotti-t u mund nga Franca dhe fitoi përballë Kroacisë.
Në këto takime ekspertët e ndeshjeve në ekran kanë qenë kritik me yllin e Real-it, i cili akuzohet se nuk performon me kombëtaren ashtu siç bën me skuadrën e La Liga-s si dhe për numrin që mban në shpinë.
“Vinicius ka pasur shumë shanse. Nën drejtimin e Dorival, Diniz dhe Tite ai gjithmonë ka qenë në qendër të projektit, por kurrë nuk ka treguar asgjë. Ai në Brazil nuk luan siç bën në Madrid”, tha ish-futbollsiti i Seleçaos, Luis Fabiano për “ESPN Brasil”.
Fabio Luciano ishte edhe më kritik me sulmuesin e Real-it. “U tërbova kur pashë Vinicius-in me numrin dhjetë në shpinë. Ai numër i përket lojtarëve si Neymar. Ai numër është për fantazistët, për gjenitë, për ata që zgjidhin me mendje situata të vështira. Vinicius nuk është Neymar, nuk është i aftë të zgjidhë asnjë situatë i vetëm”, tha ish-mbrojtësi.