• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori 2026/ Dyshime për Mercedes dhe Red Bull, “hile” për të rritur fuqinë motorike

22/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ish-punonjës ka zbuluar sistemin e funksionimit të disa komponentëve specialë, që modifikojnë karakteristikat me motor të fikur dhe të ndezur. Ferrari, Audi dhe Honda i kanë kërkuar FIA-s të hetojë çështjen.

Botërori 2026 i Formula 1 pritet të jetë revolucionar, fillon një cikël i ri teknik, që ka krijuar menjëherë polemika. Kërkimi i “zonave gri” të rregullores ka qenë gjithmonë pjesë e historisë së këtij sporti dhe para se të ndizen motorët, të gjithë po shohin kush këto “zona gri” i ka gjetur dhe po i shfrytëzon.

Një burim i “Motorsport Magazin” ka bërë me dije se dy skuadra kanë “abuzuar” mbi cilindrat e motorëve të rinj. Mercedes dhe Red Bull (që në 2026-ën do të prodhojë për herë të parë motorin e vet) duket se kanë gjetur një sistem për të shfrytëzuar rregulloren e re teknike, duke bërë që raporti i kompresionit të rifutet në parametrat e lejuar me “power unit” të fikur. Raporti rritet ndërkohë me makinën në pistë.

Një truk, që i lejon këto dy skuadra të përfitojnë nga modifikimi i rregullores në krahasim më të mëparshmen, me raportin që kalon nga 18:1 në 16:1, me kampionatin në prag. FIA është vënë në dijeni për këtë “hile” nga skuadrat e tjera konkurruese, Ferrari, Audi dhe Honda, që kanë kërkuar ndërhyrje.

Lajmi mund të ketë rrjedhur jashtë skuadrave të dyshuara nga një ish-punonjës i Mercedes ose Red Bull. Ai ka kaluar në një skuadër tjetër dhe i ka vënë re detajet e sistemit. Tani fjalën e ka federata, që po heton çështjen.

Next Post

Sonte në Riad finalja e Superkupës Italiane, Napoli – Bologna

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.