Monday, 6. April 2026
Sport

Botërori 2026/ FIFA propozon më shumë kompetenca për VAR, do të rishikohen edhe goditjet e këndit dhe kartonët e dytë të verdhë

GS 02/12/2025 1 Min. Lesezeit

FIFA po mendon që të zgjerojë kompetencat e VAR në Botërorin 2026 duke i deleguar edhe dy aspekte të reja.

Kështu në Botërorin e 2026-ës VAR do të ketë mundësi që të kontrollojë edhe situatat e goditjeve nga këndi si dhe kartonët e dytë të verdhë.

Sa u përket goditjeve nga këndi FIFA kërkon që të evitojë të tjera gabime siç ishte ai që ndodhi në 2002-in kur Spanjës iu anullua një gol i rregullt i shënuar nga Morientes në takimin kundër Koresë së Jugut.

Teilen: