• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori 2026, FIFA rrit rimbursimet për klubet: mbi 300 milionë euro për lojtarët e kombëtareve

16/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA ka vendosur të zgjerojë programin e saj të kompensimeve për klubet që lëshojnë lojtarët në ndeshjet e kombëtareve, si për fazën kualifikuese, ashtu edhe për fazën finale të Botërorit 2026. Ky mekanizëm, i njohur si FIFA Club Benefits Programme, do të përfshijë më shumë ekipe dhe do të shpërndajë shuma rekord parash.

Në prag të Kupës së Botës, e cila verën e ardhshme do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, shuma totale e rimbursimeve do të arrijë në 355 milionë dollarë (rreth 300 milionë euro), një rritje e ndjeshme krahasuar me 209 milionët e shpërndarë për Botërorin 2022. Çdo klub që dërgon lojtarët e tij në kombëtare gjatë kualifikimeve do të përfitojë, pavarësisht nëse futbollisti shkon apo jo në fazën finale të turneut.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshëndeti këtë hap si një konfirmim të rolit të madh që klubet kanë në futbollin ndërkombëtar:

“Versioni i zgjeruar i FIFA Club Benefits Programme për Kupën e Botës 2026 është një hap i rëndësishëm përpara. Do të shpërndajmë një rekord prej 355 milionë dollarësh për klubet që lëshojnë lojtarët e tyre, duke forcuar bashkëpunimin tonë me ECA-n dhe klubet e mbarë botës në prag të një edicioni historik e gjithëpërfshirës të Botërorit,” – tha Infantino.

Nga ana tjetër, presidenti i Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA), Nasser Al-Khelaifi, e vlerësoi marrëveshjen si një instrument që do të mbështesë zhvillimin e futbollit të klubeve:

“Ky program inovativ do të sigurojë që një numër edhe më i madh klubesh në botë të shpërblehen për lëshimin e lojtarëve të tyre. Ai tregon qartë se si memorandumi i mirëkuptimit mes ECA-s dhe FIFA-s mbështet rritjen e vazhdueshme të futbollit të klubeve në nivel global. Klubet janë themeli i suksesit të futbollit për kombëtaret dhe kjo nismë e njeh këtë rol nga zhvillimi i parë i lojtarëve deri te ndeshjet më të mëdha.”

Ky zgjerim i programit shihet si një hap i madh përpara drejt një ekuilibri më të drejtë mes interesave të klubeve dhe atyre të futbollit përfaqësues.

Next Post

Drejtori i PSG-së Luis Campos:Donnaruma u largua shkaku i pagës vjetore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.