Ish-kapiteni i skuadrës së Ballkanit në Kosovë, Edvin Kuç, ka qenë protagonit i fitores së Malit të Zi ndaj Ishujve Faroe, teksa ka ruajtur startin perfekt të përfaqësueses së tij me golin e shënuar në minuta shtesë të ndeshjes së sotme në kualifikueset e Botërorit.
Ishujt Faroe kishin rezistuar deri në fund të sfidës, por gjuajtja e Kuç u ndal vetëm në rrjetë dhe mjaftoi për t’i dhënë tre pikët Malit të Zi, që regjistroi fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut është ndalur në barazim 1-1 nga Uellsi në shtëpi. Maqedonasit menduan se siguruan tre pikët pas golit të Miovskit në minutat shtesë të ndeshjes. Por Bruks barazoi po në shtesë për miqtë.
Sa u përket emrave me synime direkte për kualifikimin, Çekia siguroi një sukses të lehtë 4-0 ndaj Gjibraltarit, ndërsa Norvegjia likuidoi pa probleme 4-2 Izraelin.
REZULTATET
GRUPI I
Izrael-Norvegji 2-4
55′ Abu Fani, 90’+3′ Turgeman / 39′ Volfe, 59′ Sorloth, 65′ Ajer, 83′ Haland
Moldavi – Estoni 2-3
67’ Nikolaesku, 90’+1’ Kaimakov / 19’ Petson, 30’ Sapinen, 70’ Kait
GRUPI J
Lihtenshtejn-Kazakistan 0-2
42′ Samorodov, 45’+1′ Maroçkin
Maqedoni e Veriut-Uells 1-1
90’+1′ Miovski / 90’+6′ Bruks
GRUPI L
Gjibraltar-Çeki 0-4
21’ Çernji, 50′ Shik, 72′ Shulc, 90’+5′ Kliment
Mali i Zi-Ishujt Faroe 1-0
90’+6′ Kuç
Goli i Kuç (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL