Tek Italia ka alarm përpara ndeshjes së Play Off-it të Kupës së Botës. Sandro Tonali u detyrua të largohej nga fusha e blertë për shkak të një dëmtimi në minutën e 55-të të ndeshjes së dytë të raundit të 1/8-ve të finales të Ligës së Kampionëve midis ekipit të tij Newcastle United dhe Barcelonës në Camp Nou.
Mesfushori pësoi një dëmtim në kofshën e majtë dhe u shoqërua jashtë fushës nga një anëtar i stafit mjekësor të “qymyrxhinjve”.
Italia do të luajë gjysmëfinalet kundër Irlandës së Veriut më 26 mars në Bergamo. Finalja e mundshme është planifikuar për 31 mars kundër Uellsit ose Bosnjës.
Teilen: