Edhe pse mund të konsiderohet si njëri prej trajnerëve, të cilëve Botërori 2026 u kushtoi vendin e punës, Roberto Martínez duket se nuk ka humbur kohë pasi pa u mbyllur ky turne duket se ka gjetur një tjetër ekip.
Mediet belge flasin për një marrëveshje në princip mes Federatës Skoceze të Futbollit dhe 52-vjeçarit. Bashkëshortja e Martinez, Beth, është nga Skocia dhe ky fakt mendohet se do të ndikojë shumë në finalizimin me sukses të marrëveshjes. A.V.
Teilen: