Sunday, 12. July 2026
Sport

Botërori 2026/ “Më flit me respekt…”, zbardhet dialogu mes Lionel Messit dhe gjyqtarit Joao Pinheiro

GS 12/07/2026 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi ishte protagonist i një takimit “të vakët” në duelin mes Argjentinës dhe Zvicrës, por numri dhjetë mori vëmendjen e publikut falë “dialogut” me kryesorin e këtij takimi.

Incidenti ndodhi gjatë minutës së 42-të, kur Messi u përball me portugezin Joao Pinheiro.

Biseda e dyshes u transmetua nga transmetuesit dhe një moment u bë viral në rrjetet sociale. I referohemi çastit kur kapiteni argjentinas u dëgjua duke i thënë gjyqtarit: “Fol me respekt, mos trego mungesë respekti karshi meje. Më fol me respekt. Të fola me respekt”. A.V.

Teilen: