Edhe pse vinin pas një humbje të thellë të pësuar përballë të zotëve të shtëpisë, Paraguaji arriti që të merrte një fitore me shumë vlera përballë Turqisë, e cila duket se nuk kishte mësuar asgjë nga gabimet që bëri në ndeshjen me Australinë.
Një gol i Galarzas në sekondën e 64-rt vendosi të gjithë ndeshjen, ku amerikano-latinët falenderuan rivalët për shënjestrën e dobët të treguar.
Një episod që do të mbetet në histori ishte kartoni i kuq që mori Almiron. Në minutën e tretë të shtesës së parë sulmuesi u ndëshkua nga rregulli “Prestiani” pasi komunikoi diçka me lojtratë rreth tij duke vendosr dorën përpara gojës. Kaq ka mjaftuar që kryesori Iván Barton.
Rezultati i ndeshjes në Santa Clara ishte fatal për Turqinë, e cila u eliminua mëngjesin e sotëm matematikisht nga Botërori 2026 pasi në dy ndeshje nuk ka asnjë pikë. Nga ana tjetër Paraguaji me tri pikët e sotme është ende në garë për vendin e dytë, i cili do të vendoset në takimin e fundit në grup përballë Australisë. A.V.