Saturday, 11. April 2026
Sport

Botërori 2026 / Portugalia fiton me goleadë dhe kualifikohet, Irlanda bën mrekullinë

GS 16/11/2025 1 Min. Lesezeit

Pas Anglisë, Francës dhe Kroacisë, edhe kualifikimi i Portugalisë për në fazën finale të Kupës e Botës 2026 është zyrtar.

Fitorja e thellë 9-1 ndaj Armenisë vulosi vendin e parë të portugezëve në grupin F me 13 pikë. Me Ronaldon e pezulluar, Leaon titullar dhe Conceicaon që shënoi nga stoli, tregolëshat nga Bruno Fernandes dhe Joao Neves e udhëhoqën ekipin e Roberto Martinez drejt fitores.

Surprizën në grupin K e bën Irlanda, që fiton 3-2 me përmbysje në transfertë përballë Hungarisë dhe siguron një vend në Play Off, duke i rrëmbyer vendin e dytë hungarezëve.

Teilen: