Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë ka vazhduar përtej vërshëllimës së trefishtë të Clément Turpin.
Goli i barazimit me autor Jude Bellingham nisi nga një episod i dyshimtë pasi topi në mesin e fushës ndryshoi trajektore në mënyrë të çuditshme pasi kishte prekur kamerën merimangë të instaluar në stadiumin e Inter Miami-t.
Ky episod shkaktoi debatin e ashpër mes arbitrit francez dhe komisarik teknik të Norvegjisë. Ky i fundit gjatë konferencës për shtyp u mundua që të shpejgonte atë që kishte ndodhur duke ironizuar edhe me qëndrimin që ka mbajtur FIFA për këtë çështje.
“Unë iu afrova arbitrit dhe e pyeta për atë episod, por ai më tha se nuk kishte parë gjë dhe më siguroi se nuk ishte njoftuar nga segmentet përkatëse për të riparë episodin. Në këtë drejtim edhe FIFA doli me një njoftim zyrtar ku tha se teknologjia e instaluar brenda topit nuk kishte regjistruar asnjë prekje. Arbitri më tha se ai nuk mund të bënte dot asgjë sepse askush nuk e kishte sinjalizuar. Por të gjithë e panë se topi ra përpara nesh si të kishte rënë nga parajsa. Për mua është diçka e habitshme që askush nuk ka sinjalizuar arbitrit për prekjen e topit me telin e kamerës merimangë”, tha Ståle Solbakken.
“Unë mund të ulem këtu e të ankohem, por nuk do ta bëj. Ne kemi bërë gjithçka që kishim mundësi. Ajo që ndodhi ishte diçka e çuditshme, por është pjesë e futbollit. Gjëra si kjo ndodhin dhe ne duhet ta pranojmë”, tha komisari teknik i Norvegjisë. A.V.