Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë disa masa në kuadër të Botërorit 2026 dhe njëra prej tyre do të ketë impakt direkt në jetën e qytetarëve të Nju Jorkut.
Sipas rregullave të reja, të cilat do të jenë në fuqi vetëm për muajin e Botërorit 2026, stacionet e transportit publik do të jenë të aksesueshme vetëm nga tifozët.
Tetë ndeshjet që do të luhen në impiantin “MetLife” të Nju Xhersit do të bëjnë që stacioni “Penn”, i Nju Jorkut të përdoret vetëm nga tifozët.
Stacioni i trenit në fjalë, i vendosur në zemër të Manhatanit, do të jetë një portë hyrëse thelbësore për tifozët që udhëtojnë nga qyteti në “MetLife Stadium”.
Si rezultat, për katër orë para fillimit, stacioni “Penn” do të jetë i mbyllur për të gjithë përveç atyre që kanë bileta për Kupën e Botës, sipas NorthJersey.com.