Saturday, 2. May 2026
Sport

Botërori i Atletikës në Tokio/ Maratona vendoset me fotofinish, Simbu mund Petros dhe shkuran historinë për Tanzaninë

GS 15/09/2025 1 Min. Lesezeit

Maratona e Botërorit të Atletikës “Tokio 2025” u mbajt mbrëmjen mes së dielës dhe të hënës ndërsa për të shpallur fituesin komisarët e garës u detyruan që të konsultoheshin me fotofinishin pasi në distancën e 42.195 km si  Alphonce Felix Simbu dhe Amanal Petros thuajse dhuaruan të njëjtën kohë.

Atleti nga Tanzania arriti që të fitonte pasi ishte tre të qindtat e sekondës më i shpejtë se atleti gjerman, Petros. Të dy atletët përfunduan garën me kohën 2:09:48!

Ky sukses e bën Simbu, atletin e parë që fiton një medalje të artë për vendin e tij. 33-vjeçari nuk është një figurë e re në këtë disiplinë pasi fitoi të bronztë në Botërorin e Atletikës “Londër 2017” ndërsa këtë vit ai përfundoi në vendin e dytë Maratonën e Bostonit.

Sa i përket vendit të tretë, podi u plotësua nga atleti italian  Iliass Aouani (2:09:53).

Teilen: