Wednesday, 25. March 2026
Sport

Botërori i femrave/ Një ndeshje dramatike përcakton finalisten e parë, sulmuesja shqiptare largohet me zero gola

GS 15/08/2023 1 Min. Lesezeit

Sot është luajtur gjysmëfinalja e parë e Botërorit të femrave mes Spanjës dhe Suedisë, aty ku spanjollet kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1. Gjithçka në këtë takim, është vendosur në 10 minutat e fundit, aty ku edhe janë shënuar 3 golat e ndeshjes.

spanje suedi femrat

Në minutën e 81, Paraluelo kaloi në avantazh skuadrën e Spanjës ndërkohë që ishte Blomkvist autorja e golit të barazimit në minutën e 88. Vetëm pak sekonda më vonë, Spanja ka kaluar sërish në avantazh, me Karmona Garsian që ka shënuar për 2-1.

Me këtë fitore, Spanja kalon në finale dhe është në pritje të kundërshtarit që do të ketë. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Australisë dhe Anglisë që do të luhet ditën e nesërme. Titullare për Suedinë ishte Kosovare Asllani, e cila këtë Botëror nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, duke lënë gjurmë me vetëm një asist.

SPANJË 2-1 SUEDI
81’Paraluelo, 89’Garsia / 88’ Blomkvist

PANORAMASPORT.AL

Teilen: