Pasi eliminoi Barcelonën nga Champions League me Interin me shifrat 4-3, Inzaghi befasoi edhe një tjetër ekip të madh të Europës me po të njëjtat shifra. Kësaj here tekniku italian bëri mrekullinë përballë Manchester City-t në pankinën e Al Hilal.
Skuadra e Guiardiola-s i jep lamtumirën turneut pas takimit të humbur në kohët shtesë me ekipin e nga Riadi falë një paraqitje prej fenomeni të portierit nga Maroku, Bono.