Pas 16 vitesh te Bajerni i Mynihut, Tomas Myler do të largohet pas përfundimit të Botërorit për Klube. Ende nuk e di ku do të jetë e ardhmja, por gjermani shprehet se ka shumë ide dhe javët e ardhshme do të vendosë.
“Nuk e di ende. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por sigurisht që kam disa ide. Le t’i bëjmë gjërat emocionuese. Mendoj se javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Kemi Kupën e Botës për Klube, e cila do të jetë një përvojë emocionale. Nuk kam një strategji të përcaktuar, nuk kam qenë kurrë nga ata që thonë: ‘Kjo është ideja ime e vetme dhe do ta bëj kështu’. Jam shumë mendjehapur. Kam ndërmend, sapo të mbaroj së luajturi futboll, të përpiqem të kuptoj nëse ka diçka që më mungon. Nuk ka asnjë dëshirë apo ëndërr të vetme”, tha Myler për “Sky Sport DE”.
PANORAMASPORT.AL