• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori i Klubeve sjellë sonte derbin e madh evropian

26/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City dhe Juventusi do të përballen sonte në një ndeshje tejet të pritur në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube FIFA, me vendin e parë në Grupin G që është ende në lojë.

Të dyja skuadrat i kanë siguruar tashmë biletat për raundin e 16-të, por kjo përballje do të përcaktojë se cila prej tyre do të kalojë si kryesuese, një avantazh i mundshëm për shortin e mëtejshëm në turne, përcjellë KosovaPress.

Manchester City ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë këtij kompeticioni, duke shënuar tetë gola në dy ndeshjet e para dhe pa pësuar asnjë. Trajneri Pep Guardiola ka shprehur ambicien për të fituar këtë trofe.

Në anën tjetër, Juventusi ka befasuar me paraqitjet e tij bindëse me një fitore të thellë 5-0 ndaj Al-Ain në ndeshjen hapëse, ndërsa më pas mposhti edhe kampionët afrikanë të Ëydad Casablanca me rezultatin 4-1. Aktualisht, bardhezinjtë kryesojnë grupin falë golavarazhit më të mirë, duke shënuar në total 9 gola, një më shumë se City.

Me vendin e parë në grup që sjell një kundërshtar më të lehtë në fazën tjetër, të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira.

Next Post

Afrim Tovërlani uron gazetën “Bota sot”: Kontribut i jashtëzakonshëm në lajmet e drejta dhe të pashtrembëruara në sportin tonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.