• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori i Peshëngritjes, sportistët kuqezi larg pritshmërive në Norvegji

06/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Briken Calja i pari në Baterinë C të peshës deri në 79 kilogram në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rritur në Fjorde të Norvegjisë. Erkand Qerimaj, po në të njëjtën peshë, nuk klasifikohet në dygarësh, teksa ishte në Baterinë B.

Calja ka realizuar në shkëputje 147 kilogram në provën e parë, ndërsa më pas dështoi dy herë në 151 kilogram. Në shtytje realizon në të parën 175 kilogram. Po kështu në të dytën 181 kilogram, por në të tretën nuk arrin të ngrejë 184 kilogram. Dhe me dygarëshin 328 kilogram është i pari në Baterinë C duke qenë thuajse në ato kilogram që kishte realizuar në dygarësh.

Por tjetër histori me Erkand Qerimajn, i cili në shkëputje është i pesti me 150 kilogram në provën e tretë. Nuk ka realizuar 149 kilogram dhe 150 kilogram. Madje duket paksa e çuditshme që provën e dytë, të cilën e realizoi, ia deklaruan faull. Ndërkohë në shtytje nuk arrin të realizojë 180 kilogram në të parën, si dhe në dy tentativa me 182 kilogram. Për rrjedhojë nuk klasifikohet në dygarësh.

Tanimë radhën për Shqipërinë e ka Ertjan Kofsha në peshën deri në 94 kilogram, teksa të mërkurën në ora 14:00 do të jetë në Baterinë C. Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të rritur përfundon më 11 tetor.

Next Post

Trajneri i Serbisë flet para përballjes me Shqipërinë: Kundërshtar i fortë, mos të ketë kore ofenduese

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.