Botërori i Skive në RTSH/ Colturi skualifikohet në zbritjen e parë në slalom në Špindlerův Mlýn
Fundjava çeke ka përfunduar në mënyrën më të keqe për Lara Colturi-n, e cila u skualifikua mëngjesin e sotëm në zbritjen e parë të disiplinës së slalomit në pistën e Špindlerův Mlýn.
Ashtu siç kishte bërë me dije vetë 19-vjeçarja një ditë më parë për mikrofonin e RTSH-së, gjendja fizike nuk i lejonte që të garonte në maksimumin e saj.
Sot në mëngjes, gjatë zbritjes së parë, ajo gaboi në interpretimin e pistës duke u skualifikuar nga gara. Për momentin Lara Colturi mban vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm në disiplinën e slalomit në Botërorin e Skive.
Teilen: