Lara Colturi rikthehet në konkurrim. Skiatorja shqiptare ka lënë pas gjendjen gripale, e cila ndikoi në performacën e saj në garën e fundit në slalom, në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Skiatorja 19-vjeçare nuk ishte në formën e vet më të mirë gjë, e një gabim që në lëshimin e parë, solli mosklasifikimin e saj për lëshimin e dytë, duke bërë që të humbasë pikë të vlefshme në renditjen e përgjithshme.
Të martën e 13 janarit garohet në Flakau të Austrisë. Sërish në disiplinën slalom, atje ku Lara Colturi ka marrë edhe medaljet e saj në këtë Kupë Bote.
Skiatorja 19-vjeçare aktualisht ndodhet në vendin e 9-të në renditjen e përgjithshme me 402 pikë, pra ende është midis 10 më mirave në botë. E gjithë vëmendja është e përqendruar në dy lëshimet e garës së të martës, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e radio televizionit shqiptar, në orën 17.45 dhe 20.45, shoqëruar edhe me emisionin Shqipëria mbi ski.