Skiatorja shqiptare, Lara Colturi, ka zënë vendin e 11-të në zbritjen e parë, duke regjistruar kohën 1’09”18 në Slalomin Gjigant. Në Lilehamer të Norvegjisë po zhvillohet etapa e fundit e Kupës së Botës në ski, që transmetohet në RTSH.
Mes 27 konkurrente të Slalomit Gjigant, vendin e parë e ka zënë kanadezja Grenier, me kohën 1’07”90. Në vend të dytë doli suedezja Hektor dhe në vend të tretë gjermania Ajsher.
Zbritja e dytë është programuar në orën 12:30, teksa gjithçka është duke u shoqëruar nga emisioni “Shqipëria mbi Ski” e moderatores Albana Bejko.
Në Slalomin Special, Colturi zuri vendin e 16-të dhe u shpall sportistja më e mirë e moshës deri në 21 vjeç. Në renditjen e përgjithshme në Slalom është në vendin e 13-të, kurse në Slalomin Gjigant në vendin e 15-të. Dhe duke i shtuar dhe paraqitjen e saj në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, Lara Colturi ka bërë gjithçka mirë këtë sezon.