• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori i Skive në RTSH: Lara Colturi, e 23-ta në Tremblant

06/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lara Colturi nuk shkëlqen në Tremblant të Kanadasë. Kushtet atmosferike dhe pista e vështirë ndikuan në performancën e skiatores sonë. Colturi renditet në vendin e 23-të në slalomin gjigant të zhvilluar të shtunën në pistën kanadeze.

Në kushte të vështira atmosferike, nën reshjet e dendura të borës, në një pistë me karakteristika të nivelit të lartë të vështirësisë dhe me një shikueshmëri nën vinelin e duhur, në Tremblant të Kandasë, etapa e gjashtë e Kupës së Botës në Ski, përcolli emocione të veçanta tek të gjithë teleshikuesit, nëpërmjet transmetimit të drejtëpërdrejtë të slalomit gjigant, me pjesëmarrjen e skiatores sonë Lara Colturi.

Pas 3 podiumeve, me 2 medalje argjendi dhe një të bronxtë, Colturi vinte në këtë garë me synimet e saj për të dhënë më të mirën. Por kushtet e vështira atmosferike në pistën kanadeze nuk ia bënë të mundur. Në lëshimin e parë Lara Colturi bën një gabim në pjesën e parë të pistës, duke humbur disi shpejtësinë, të cilën nuk arrin ta rikuperojë deri në fund, sigurisht duke patur kujdes edhe të mos rrëzohet.

Si pasojë me kohën 1’09”69 ajo pozicionohet në vendin e 28-të, midis 30 skiatoreve që sigurojnë kualifikimin për në lëshimin e dytë. Duhet theksuar që gjatë lëshimit të parë u skualifikuan emra të tillë si: Sara hektor, Julia Sheb e Viktoria Burgler. Me më shumë siguri, Lara Colturi arrin të rigjejë veten dhe të bëjë një garë spektakolare nga fillimi deri në fund, në lëshimin e dytë e me kohën 1’09”79 renditet e 14-ta.

Por gjithsesi në renditjen e përgjithshme skiatorja jonë ka mundur të pozicionohet vetëm në vendin e 23-të. Ndërsa podiumi u plotësua me Alice Robinson e Zelandës së re, talenti më i madh i slalomit gjigant deri më sot që merr medaljen e artë, Zrinka Ljutic e Kroacisë në vendin e dytë dhe medaljen e bronxtë e merr Valeri Grenier e kanadasë.

Next Post

Liverpool nuk po arrin të këndellet nga rezultatet e dobëta-Barazon në udhëtim ndaj Leeds United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.