Tuesday, 24. March 2026
Sport

Botërori i Skive në RTSH/ Slalomi special në Norvegji dominohet nga Shiffrin, Colturi humb një vend në renditjen e përgjithshme

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Botërori i Skive zhvilloi sot dy zbritjet e fundit në Norvegji në disiplinën e slalomit special ku Lara Colturi bëri një paraqitje nën nivelin e pritur.

Skiatorja kuqezi në lëshimin e dytë të realizuar në kohën 1:00.97 nuk mori atë që pritej duke u renditur e parafundit.

Sa i përket vendve të para Shiffrin falë performancës në sesionin e parë i lejoi vetes që të “mbrohej” në të dytën dukë dhënë kohën të gjashtë më të shpejtë.

Sa i përket renditjes së përgjithshme Mikaela Shiffrin komandon me 1386 pikë. Skiatoria nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndiqet nga gjermania Emma Aicher (1301 pikë) dhe Camille Rast (1009) e Zvicrës.

Në këtë klasifikim Lara Colturi mban vendin e 15-të në kuotën e 535 pikëve.

Teilen: