Kundër Kosovës juventini ishte protagonist në aksionin e golit vendimtar. Pas ndeshjes la festën me ekipin dhe shkoi të ngushëllonte shokun kosovar
Ishte një kohë, kur Juventusi kishte 5 titullarë te skuadrat që luanin finalen e Botërorit 2006 dhe 8 nga 28 lojtarët e impenjuar në total në sfidën mes Italisë dhe Francës në Berlin. Në Botërorin amerikan, ylli i vërtetë juventin do të jetë Kenan Yildiz. Turku ishte protagonist në finale e Play-off-it kundër Kosovës dhe duket se është gati për të bërë një tjetër hap drejt majës së futbollit botëror.
Në Prishtinë ishte ai lideri i Turqisë dhe gatoi golin e kualifikimit. Vendimtar te Turqia dhe akoma më shumë te Juventusi. Kur Yildiz vë firmën e tij në tabelë, me një gol apo një asist, skuadra gjithmonë fiton.
“Këtë natë festojmë, po provojmë emocione të pabesueshme. Ia dolëm dhe nuk e them dot me fjalë lumturinë time”, – tha Yildiz pas fitores ndaj Kosovës. Gjesti më i bukur i tij ishte ai që u bë viral shumë shpejt. Teksa gjithë Turqia festonte në mesin e fushës, Kenan shkoi të përqafonte juventinin Zhegrova, duke e ngushëlluar.
Juventusi varet shumë prej turkut dhe tani pritet që ai ta udhëheqë drejt Championsit për sezonin e ardhshëm.