• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bove “fiton” ndaj vdekjes/ Mesfushori italian e merr veten pasi i ndaloi zemra në fushë

02/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është një nga yjet e rinj në Apenine.

Edoardo Bove, lindur në Romë dhe futbollist I Fiorentinës, po ngjitej fort në futbollin profesionist dhe priste një ftesë nga Luçiano Spaleti tek Të Kaltrit.

Gjithsesi, u duk se çdo gjë mori fund gjatë ndeshjes ndaj Interit, mbrëmjen e kësaj të diele, kur zemra e tij u ndal dy herë, dhe ai u rrëzua në fushë.

Alarmi ishte I jashtëzakonshëm dhe futbollisti ishte një hap larg vdekjes, ndërsa u transportua menjëherë për në spital.

Lajmet, sidoqoftë, janë të mira, ndërsa ndeshja u anulua, e mund të luhet në 12 ose 19 shkurt të vitit të ardhshëm, ndonëse asgjë nuk është e sigurt dhe gjithçka varet nga kalendari dhe ecuria europiane e dy skuadrave.

“La Gazeta delo Sport” shkruan se Bove ka dalë nga kllapia dhe se është I ndërgjegjshëm.

Ai flet dhe u përgjigjet pyetjeve, ndonëse mbetet në reanimacion.

“Të gjithë me ty, – është thirrja e “La Gazeta delo Sportit”, Bove bie në tokë, frika ishte e madhe! Mesfushori “vjollcë” në reanimacion, por duket se e ka kaluar rrezikun!”

Bove është rasti I dytë në Serinë A për këtë vit.

Ndodhi së pari në 14 prill gjatë një sfide Udineze-Roma, kur mbrojtësi i kryeqytetasve, Evan Ndika, u rrëzua në tokë dhe pati probleme me zemrën.

Për fat, ai bëri me shenjë se ishte mirë, ndërsa po e nxirrnin me barrelë nga stadium, edhe pse ndeshja u anulua dhe u luajt në 25 prill.

Pavarësisht kontrolleve që thuhet se janë të shumta dhe me aparatura mjekësore të nivelit të lartë, futbolli nuk po shkëputet dot nga problemet me zemrën.

Sidoqoftë, të paktën lojtarët po shpëtohen edhe gjithçka ka qenë në fije të perit, siç ndodhi edhe me yllin e Danimarkës, Kristian Eriksen, që provoi tmerrin në ndeshjen e Europianit ndaj Finlandës tre vjet e ca më parë./abcnews.al

Next Post

ZYRTARE/ Ernest Gjoka merr drejtimin e “Skënderbeut”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.