Real Madridi ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me Brahim Diazin.
Sulmuesi maroken do të mbetet te klubi deri më 30 qershor 2031.
Diaz e bëri të ditur edhe me disa postime në rrjetin social në Instagram, madje mori edhe komente urimi nga shokët e skuadrës.
Rinovimi i bashkohet kontratave të tjera të zgjatura së fundmi, ku përmenden Güler, Tchouaméni dhe Courtois.
Brahim, tani 27 vjeç, mbërriti te Real Madridi në janar 2019 nga Manchester City, në moshën 19-vjeçare. Që atëherë ka bërë 173 paraqitje me klubin dhe ka fituar shtatë trofe, përfshirë një Champions League dhe dy tituj të La Ligës.
Rinovimi vjen ndërsa Brahim ka pasur pak hapësirë në skuadër këtë sezon. Sipas të dhënave të raportuara, ka luajtur vetëm 248 minuta, çka e vendos në vendin e 18-të për kohë loje në skuadrën madrilene.
Megjithatë, ka qenë efikas në Champions League, ku ka dhënë të paktën tre asiste në ndeshjet me Interin, Leipzig-un dhe AEK-un, në një kohë shumë të shkurtër loje.