Monday, 6. July 2026
Futboll

Brazil-Norvegji, nis vrullshëm. Një gol i anulluar dhe një penallti e humbur (video)

GS 05/07/2026 1 Min. Lesezeit

Në “MetLife Stadium” po përballet Brazili me Norvegjinë, për të përcaktuar ekipin e tretë çerekfinalist për këtë Kupë Bote.

Norvegjezët gjetën golin që në minutën e 4-të, me Patrick Berg, pas një asisti të Alexander Sorloth, por goli u anullua për pozicion të dukshëm jashtë loje.

Në minutën e 10-të, Matheus Cunha pengohet në zonë nga qendërmbrojtësi nordik, Kristoffer Ajer. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

Topin e kishte në duar Vinicius Junior, por në fund ia jep Bruno Guimaraes, goditja e të cilit ndalet nga portieri i Norvegjisë, Nyland. Një ekzekutim shumë i dobët nga mesfushori brazilian.

SHIKOPNENALLTINEHUMBUR

Teilen: