Pjesa e parë mes Brazilit dhe Norvegjisë është mbyllur në barazim 0-0, në sfidën që po luhet në “MetLife Stadium”. Norvegjezët gjetën golin që në minutën e 4-të, me Patrick Berg, pas një asisti të Alexander Sorloth, por goli u anullua për pozicion të dukshëm jashtë loje.
Në minutën e 10-të, Matheus Cunha pengohet në zonë nga qendërmbrojtësi nordik, Kristoffer Ajer. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.
Topin e kishte në duar Vinicius Junior, por në fund ia jep Bruno Guimaraes, goditja e të cilit ndalet nga portieri i Norvegjisë, Nyland. Një ekzekutim shumë i dobët nga mesfushori brazilian.
Në minutën e 24-të, Brazili kishte një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, pas një kundërsulmi të shpejtë, por Cunha zgjedh të mos pasojë për Vinicius Junior dhe të gjejë vetë rrjetën, por bllokohet nga norvegjezët. braziliani ëkrkon sërish penallti, arbitri vazhdon lojën normalisht.
Në minutën e 30-të, tjetër rast i mirë për Brazilin, por goditja e Gabriel Martinellit u ndal nga Nyland. Në minutën e 40-të, tjetër mundësi e mirë për Brazilin, goditja e Vinicius Junior ndalet sërish nga Nyland.
Në minutat shtesë, Martin Odegaard kishte një shans të artë ëpr të shënuar, por goditja e mesfushorit norvegjez ndalet pa problem nga Alisson Becker. Pjesa e parë mbyllet 0-0.