Ylli i futbollit, Neymar Junior, i mungoi Brazilit në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Marokut. Brazili barazoi 1:1 me Marokun në ndeshjen që ishte e vlefshme për Grupin C.
34-vjeçari ka lëndim në pulpë dhe i ka munguar Brazilit edhe në miqësoret ndaj Egjiptit dhe Panamasë.
Mesfushori Fabinho shpreson që Neymari të kthehet sa më shpejt dhe t’i ndihmojë Brazilit.
Ai ka thënë se Neymari është shumë i rëndësishëm për Brazilin.
“Neymar është i rëndësishëm si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai ishte me ne në dhomën e zhveshjes, duke ndihmuar dhe duke folur me bashkëlojtarët dhe ka treguar lidershipin dhe karakterin e fortë. Shpresojmë që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh futbollisti i Al-Ittihadit.
Neymari mund të luajë në ndeshjen e dytë të grupit ndaj Haitit, më 20 qershor.