• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Brazili shpreson për Ancelotti-n

14/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, deklaroi se pret të takohet me menaxherin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, ose me përfaqësuesit e tij këtë javë, për të diskutuar mundësinë e emërimit të tij si trajner i Brazilit.

Pavarësisht se tekniku italian e tha publikisht se do të respektojë vitin e fundit të kontratës së tij me “Los Blancos” me gjithë interesimin nga përfaqësuesja verdhejeshile, Rodrigues nuk përjashtoi mundësinë e pritjes deri në Korrik 2024.

“Ai është një menaxher i madh grupi! Ata që kanë punuar me të u mungon dhe e konsiderojnë si një nga trajnerët më të mirë që kanë pasur ndonjëherë. Dhe të rinjtë që po rriten në botën e futbollit duan të kenë një trajner si Ancelotti. Një nga trajnerët më të mirë në botë do të përshtatej në mënyrë perfekte në një nga kombëtaret më të mëdha në botë, pa zhvlerësuar ekipet e tjera. Nëse presim deri në 2024, nuk do ta marr vetëm unë mendimin. Do të flas me bordin dhe lojtarët, sepse duhet të dëgjohen edh ata”.

Brazili, që e ka fituar pesë herë titullin si kampion i botës, ka qenë pa trajner që nga dorëheqja e Tite pas eliminimit të tyre në çerekfinalet e Kupës së Botës Katar 2022 në Dhjetor.

Rodrigues u takua me presidentin e federatës spanjolle Luis Rubiales, ku temë e diskutimi ishte edhe lufta ndaj racizmit, ndërsa reagime të mëdha ngjallën ofendimet raciste ndaj yllit brazilian të Realit, Vinicius Zhunior gjatë një sfide të La Liga. Të dyja kombëtaret do të luajnë vitin e ardhshëm një miqësore për të luftuar racizmin në futboll.

Next Post

Edon Zhegrova në dyshim për ndeshjen ndaj Rumanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.