Thursday, 21. May 2026
Sport

Braziliani pret rikthimin te Milani, i ati zbulon datën

GS 19/03/2025 1 Min. Lesezeit

Kanë kaluar gati dy muaj nga dëmtimi i pësuar ndaj Gironas. Emerson Rojal ka qenë jashtë fushës që nga ajo sfidë dhe ndërkohë Milani ka gjetur te Kajl Uoker mbrojtësin e krahut të djathtë.

Screenshot 2025-03-19 194407

Por cila është situata në lidhje me brazilianin tani? Në janar, kalimi i tij në Turqi dukej si punë e kryer, por, për të vendosur qartësi, ka menduar babai i lojtarit, Emerson Zulu. “Im bir është më mirë. Sigurisht, i vjen keq për dëmtimin, por tani është afër rikthimit dhe ndihet entuziast.

Ndalimi erdhi në një moment joideal, por lëndimet janë pjesë e lojës dhe tani synimi është të rikthehet më i fortë”, ishin fjalët e babait të brazilianit për “Sportmediaset” në një deklaratë të bërë dje.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: